Lajme

Zyrtare: “Moravica” i ka kërkuar “Saba Bellçës” që ti pastroj rrugët e Preshevës, ja përgjigja e tyre!

Drejtori teknik i Ndërmarrjes Publike Moravica, Eroll Mustafa gjate nje interviste ne mediat lokale ka konfirmuar se në muajin dhjetorë të vitit 2018 fillimisht i janë drejtuar kompanisë Saba Bellça për marjen e përgjegjësisë në mirëmbjatje të rrugëve por kjo kompani ka kthyer përgjigjen me shkrim që nuk do ta bëjë këtë vit për shkak të angazhimeve që ka marrë në komunat Vranjë dhe Bujanoc.

Përfaqësuesi i Ndërmarrjes Publike Moravica ka kërkuar nga disa persona që të jenë më të kujdesshëm edhe në fjalorin e tyre në rrjetet sociale të cilët herë pas here po ofendojnë rëndë institucionet publike me theks të veçantë Ndërmarrjen Publike Moravica. Gjendja e krijuar faktive në këtë ndërmarrje sipas Mustafës është trashëguar nga pushteti i kaluar dhe nga disa qytetarë të cilët nuk lajnë borxhet e pagesave me vite të tëra.

Related Articles

Back to top button