Lajme

​UP mban mbledhje komemorative për akademik Idriz Ajetin

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur sot një mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e akademik Idriz Ajetit, ku u tha se ai do të mbetet pinonier i gjuhës shqipe, i përjetshëm me veprat e tij.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, tha se 13 shkurti ishte ditë e rëndë për mbarë vendin, pasi që Kosova humbi një akademik të jashtëzakonshëm.

“Ai ishte intelektual, pedagog dhe akademik i shkëlqyer i cili gjatë jetës së tij preku majat e shkencës. Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Profesor Ajeti deri në vitin 1973 ka shërbyer në pozita të ndryshme menaxheriale, ndërkaq po këtë vit arriti kulminacionin e karrierës së tij si rektor i UP-së, ku shërbeu deri në vitin 1975, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm”, tha ai.

Profesori Bardh Rugova, tha se Idriz Ajeti ishte nismëtari i asaj që ka arritur Kosova.

“Idriz Ajeti është një ndër gjuhëtarët pionier të Kosovës, gjurmët e të cilit janë gjithkund ku vendi ka shënuar ndonjë të arritur.

Në emër të familjes me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua mbesa e akademikut të ndjerë, Remzije Ajeti, e cila tha se Idriz Ajeti do të jetë udhërrëfyesi më i mirë për gjeneratat e ardhshme.

“Çdo ditë e jetës të axhës Idriz, ishte paqe dhe shembull, të cilën e shkroi aq mirë. Për ne ai do të mbetet udhërrëfyesi më i mirë”, u shpreh ajo.

Ndryshe, akademik Idriz Ajeti ndërroi jetë më 13 shkurt të këtij viti, në moshën 102 vjeçare, duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare.

Related Articles

Back to top button