A do të jetë fundi i Ragmi Mustafës në krye të PDSH-së
Çka do të mbjellësh do të korrësh.
Aterimet politike të këshilltarve në Kuvendin Komunal nga njëra parti në tjetrën nuk janë risi për popullin shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Thënja me të cilën e nisëm artikullin “Çka do të mbjellësh do të korrësh” lidhet direkt me të parin e PDSH-së, pra Ragmi Mustafën.
Është po ky Ragmi Mustafa i cili kishte filluar pazare të tilla me këshilltarët, ky trend në Komunën e Preshevës ka ardhur mu prej kësaj partie, vite më parë PDSH kishte blerë këshilltarin e PVD-së, që nga atëher edhe kësaj dite vazhdon ky trend të jetë tradicional dhe krejtësisht normal për partit politike dhe vet këshilltarët e kuvendit komunal.
Siç duket më e prekura këto vitet e fundit ka qenë PDSH e cila vetëm në 4 vitet e fundit ka humbur shumë këshilltarë që janë larguar nga kjo parti, mesa duket të rinjët e Partis Demokratike Shqiptare – PDSH-së kanë filluar që mos ti besojnë atyre që u thoshin keni kujdes, ata tani më kanë kuptuar që disa nga themeluesit dhe drejtuesit e PDSH-së që shiteshin si atdhetarë të flakët, nuk janë gjë tjetër përpos se të etur për pushtet e për poste.
Të rinjët e PDSH-së kanë kuptuar që janë vegël e drejtuesve që mendojnë se vetëm ata duhet të jenë në të gjitha postet, ndërkaq të tjerët duhet t’i shërbejnë përmbushjes së ambicieve të tyre të sëmura politike.
Ragmi Mustafa i cili është drejtues i PDSH-së për shumë vite me rradhë duket se do ta qoj në humnerë këtë parti, Mustafa tashmë ka marrur edhe goditjen e fundit ku dje iu është larguar një këshilltarë nga partia e tij. Mustafa po harron se ai kishte filluar këtë lojë të kalimit të këshilltarëve nga njëra parti në tjetrën.
Pas shumë dështimeve që populli tashmë i ka të qarta, a do të jetë ky fundi i Ragmi Mustafës si drejtues i PDSH-së mbetet ta shohim në vitet e ardhshme.
P.s. Artikulli i rradhës do të publikohet më datë 10 shkurt 2019 me titull “Dështimet e Ragmi Mustafës gjatë 12 viteve në Komunën e Preshevës”.
© Presheva.AL | Kjo është Presheva Jonë | M.K – R.V