Lajme

Bastiset shtëpia e nënkryetarit të OVL së UÇPMB-së në Bujanoc

Në orët e hershme të ditës së sotme dhjetëra pjesëtarë të policisë serbe nga stacioni policorë i Bujanocit dhe sekretariati i Punëve të Brendshme të Serbisë nga Vranja, kanë rrethuar shtëpinë e Tefik Abazit në fshatin Nasalcë të komunës së Buajnocit, nën pretekstin e kërkimit të armëve.

Në kohën e bastisjes të gjithë anëtarët e shtëpisë ishin në gjumë dhe ata ishin zënë në befasi, shkruan Titulli.com.

Pas disa orëve kërkimi policia kanë marrë me vete Tefikun, për të dhënë deklaratë në drejtorinë e policisë në Vrajë dhe më pas të njëjtin në mungesë të fakteve e kanë lënë të lirë.

Abazi thotë se që nga angazhimi i tij në Organizatën e Veteranëve të Luftës, kjo është hera e dytë që ftohet për deklarata nga pjesëtar të sigurisë serbe.

Bastisjet që kohës së fundit po ndodhin ndaj familjeve të ish pjesëtarëve të UÇPMB –së, kanë shkaktuar edhe reagimin e Këshillit Nacional Shqiptarë duke vlerësuar se tensionimi i gjendjes në këtë zonë të banuar kryesisht me shqiptarë është mjaftë shqetësues.

Related Articles

Back to top button