Berisha ndërhyn në Opinion dhe sulmon Baton Haxhiun: Je argat serb
Sali Berisha i shkruan mesazh Fevziut: “Miq, sonte argati in chef, Baton Stanishiq deklaroi në “Opinion” se unë paskam deklaruar në vitin 2004 se Kosova kurrë nuk bëhet e pavarur po nuk shpëtoi në Liposaviqi, Zubin Patoku dhe Zveçani. Me këtë rast informoj opinionin se:
1- Unë kam kundërshtuar që nga viti 1991 gjer sot me qindra herë ndarjen e Kosovës
2- Unë konsideroj në çdo aspekt Liposaviqin, Zubin Patokun, Zveçanin troje shqiptare pavarësisht se kush i banon aktualisht ato
3- Ndryshimi i kufijve të Kosovës është absolutisht vetëm skenar i Serbisë se Madhe dhe ky është misioni i argatëve shqipfoles albanofob në Prishtinë dhe Tiranë
Ky trillim i argatit in chef eshte shpifja e fundit e Beogradit! Sb”.
Menjherë ka reaguar Baton Haxhiu: “Turp! Akuzë e rëndë e një poshtërsie gjuhësore që nuk i takon një njeriu që ka një karrierë politike, dhe një moment historie politike, dhe nuk ka njeri që më bind se çmenduria nuk quhet ndryshe, përveçse Sali Berisha. Ti, familja jote, pasardhësit e tu, nuk mund të kenë vijën politike familjare, më patriotike se unë”.