Lajme

Dënimin për vendosjen e flamurit në minare të xhamis e paguan “Miratoca Jonë”

“Miratoca Jonë” nga Diaspora merr përsipër: Dënimin për flamur e paguajme ne

Shoqata humanitare “Miratoca Jonë” e cila vepron në diasporën shqiptare, kryesisht në Zvicër,me të dëgjuar për gjobën të cilën e ka marrë xhamia e fshatit në Komunën e Preshevës për ngritjen e flamurit kombëtarë, janë shprehur të gatshëm që ta shlyejn ata borgjin.

Në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës në xhamin e fshatit me rastin ditës së flamurit, fshatarët kanë vendosur flamurin kombëtarë, pas disa muajsh, saktësishtë sot, kryetari I xhamis pas faljes së namazit të “xhumasë” ka dal para xhematit dhe u ka kumtuar lajmin se janë dënuar me 50 000 dinarë (400 euro) xhamia si institucion si dhe 5 000 dinarë (40 euro) hoxha si person përgjegjës.

Mentor Agushi i cili jeton e punon në Zvicër, anëtarë i shoqatës i ka thënë se “Sigurishtë se e kemi marrë përsipër ta shlyejm këtë gjobë, i falemderoj të gjithë anëtarët të cilët kanë shprehur gatishmërinë pa asnjë fije dyshimi. Është obligim i joni moral, që vëllezërit tanë atje në kësi raste ti përkrahim”.

Related Articles

Back to top button