Lajme

Edi Rama godet fort Ramushin Albinin dhe Hashimin (Video)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur rreth idesë së korigjimit të kufijëve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama tha se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe se Albin Kurti po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur që kush nuk është me të, është spiun dhe shërbëtor i Beogradit.

“Unë nuk fus hundët në punët e Kosovës. Sa i takon Albin Kurtit po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur që kush nuk është me të, është spiun dhe shërbëtor i Beogradit. Goditja që i bëri Gent Cakës dhe Besa Shahinit nuk e nderon. Futja e dy kosovarëve në qeveri, nëse ai do ishte ai patrioti i madh, për të duhet të ishte ditë feste. Ai foli me një gjuhë që i shkon Sali Berishës”, ka thënë kryeministri Rama për Vizion Plus.

Kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama deklaratave të homologut në Prishtinë se “po fut hundët më shumë seç duhet në punët e brendshme të Kosovës”.

Tutje ai tha së çështja e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të diskutohet gjithsesi.

Related Articles

Back to top button