Lajme

Futbollistja sudeze e kthyer në Islam: shtatë muaj me fyerje e kërcënime

Ronja Andersson, një 19-vjeçare suedeze, ka denoncuar në media kërcënimet dhe fyerjet që i janë bërë gjatë shtatë muajve të fundit, e këto sipas saj, pasi pranoi Islamin.

Andersson, një portiere në ekipin e vogël femëror të Suedisë, ka pranuar në televizion publikisht se është nënshtruar një presioni të jashtëzakonshëm pasi vendosi të bëhej muslimane.

Ajo tha se një letër me gjuhë urrejtjs kishte ardhur në adresën e saj të shtëpisë, por tha se personi që më vonë e dërgoi i kërkoi falje. Megjithatë, fyerjet dhe kërcënimet vijojnë – thotë ajo.

“Kur isha 15 vjeçe, unë isha në kontakt me një të ri nga Turqia dhe më pas mësova shumë për Islamin nga familja e tij”, tha e reja nga vendi i njohur skandinav.

Ajo theksoi se ajo ishte veçanërisht e impresionuar nga xhamitë që kishte parë gjatë vizitës së saj në Turqi, duke shtuar se më vonë filloi të praktikonte disa rregulla islame dhe së shpejti vendosi të bëhej muslimanë.

Ajo tha se nisi të kishte një jetë të qetë, më të rehatshme dhe më të bukur pasi kaloi në Islam.

Ronja Andersson ishte u vendos në qendër të vëmendjes të publikut në Suedi kur u kthye në Islam në maj 2018.

Related Articles

Back to top button