Lajme

Inxhinierët turq prodhuan anije për 15 muaj

Ka zbritur në ujë anija e reja me emrin “İÇDAŞ-5”, e cila është prodhuar nga inxhinierët turq në kantierin detar të kompanisë İÇDAŞ, një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme të industrisë së rëndë të Turqisë, në qytezën Biga të Çanakalasë.

Anijet prodhim vendor, të cilat janë projektuar nga inxhinierët turq me një teknologji të zhvilluar, janë gjithashtu shumë të kërkuara edhe jashtë shtetit. Anijet turke renditen në krye të listës së anijeve të preferuara sidomos nga pronarët e anijeve që dominojnë sektorin e transportit detar në botë edhe në aspektin e cilësisë dhe përdorimit praktik.

Me eksportin e anijeve, të cilat janë bërë nga inxhinierët turq duke përdorur mundësitë e veta në projektim, sigurohet që në ekonominë e vendit të hyjë valutë në sasi të konsiderueshme.

Në kantieret e saj firma “İÇDAŞ” ka përfunduar së ndërtuari këto 3 vitet e fundit 7 anije cisternë (për transportin e lëndëve kimike), 5 anije për transportin e ngarkesë të thatë (cargo), 2 anije rimorkiatorë dhe një motoskaf pilot. “İÇDAŞ-5” është anija e fundit që ka dalë nga kantieri i firmës, e cila ka filluar edhe të eksportojë.

Anija “İÇDAŞ-5”, ndërtimi i të cilës përfundoi për një kohë rreth 15 muaj dhe do të punojë në kategorinë e transportit të mallrave (ngarkesave) të përgjithshme, është 150 metra e gjatë. Anija ka një kapacitet mbajtës 15 mijë DWT. Pesha e anijes është 10 mijë tonë (gross ton) dhe ka një motor me rreth 5 mijë kuaj fuqi.

Related Articles

Back to top button