Lajme
Media Daneze: Shqiptarët e Preshevës shohin nga Kosova: Nuk kemi vend në Serbi!

Media daneze “Information” ka udhëtuar drejt Preshevës, aty ku ka regjistruar një dokumentar në lidhje me jetën që komuniteti shqiptar bën në këtë territor të Serbisë. Vuajtjet dhe vështirësitë e të rinjve janë gjërat që shqetësojnë në këtë tokë shqiptare, të cilët dita ditës emigrojnë drejt Evropës për një jetë më të mirë.
Gjithsesi shpresa e preshevarëve është që një ditë qyteti i tyre të bashkohet me Kosovën dhe territor me popullatë serbe t’i kalojë Serbisë, një temë që është ndër më të diskutuarat në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Personazh qendror i këtij reportazhi është 25-vjeçari shqiptar Sadri Aliu dhe disa nga miqtë e tij.