Lajme

Në Austri gjykata anulon vendimin e qeverisë për mbylljen e 6 xhamive

Gjykata në Austri ka anuluar vendimin e qeverisë djathtiste, të miratuar vitin e kaluar, e cila ka të bëjë me mbylljen e 6 xhamive të Bashkësië Fetare Arabe, me arsyetimin se i njëjti është i paligjshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta austriake “Kurier”, ka bërë të ditur se në vendimin e gjykatës thuhet se Departamenti i Shtetit për Çështje Fetare ka bërë një gabim procedural, duke mos i dhënë kohë të mjaftueshme Bashkësisë Fetare Arabe për të korrigjuar mangësitë dhe për këtë ky vendim është i paligjshëm.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë (IGGO), Umit Vural tha se gjykata në këtë vend ka rol shumë të rëndësishëm në një kohë kur dominon populizmi. Sipas tij, në bazë të këtij vendimi dështoi plani i qeverisë për të mbyllur xhamitë dhe ata do të vazhdojnë të veprojnë brenda IGGO-së.

Kryeministri austriak Sebastian Kurz qershorin e kaluar deklaroi se vendi i tij, në kuadër të “luftës kundër islamit politik” do të sjellë vendim për të mbyllur 7 xhami dhe dëbimin e disa imamëve për shkak të financimit të tyre nga jashtë.

Ministri për Bashkimin Evropian (BE) Gernot Blumel ka thënë se i është ndaluar puna edhe një xhamie të komunitetit turk në vend, për gjoja përhapjen e “nacionalizmit turk dhe veprimtari pa lejen e Bashkësisë Islame në Austri”.

Përfaqësuesit e bashkësisë fetare turke iu përgjigjën duke bërë ndryshimet e nevojshme dhe xhamia u rihap.

Related Articles

Back to top button