Lajme

Në Holandë 95 euro gjobë nëse përdorni celular duke i dhënë biçikletës

Hollanda ka në plan të ndalojë përdorimin e telefonave celularë edhe gjatë ecjes me biçikletë, ku ndëshkimi për shkelësit do të jetë deri në 95 euro.

Ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe qëllim është zvogëlimi i numrit të aksidenteve në biçikleta. Në 2017 në Holandë, 207 persona vdiqën në biçikleta dhe qkspertët besojnë se telefonat celularë janë përgjegjës për çdo “një në katër” aksidente me biçikleta.

Përdorimi i celularëve gjatë biççiklizmit është i rrezikshëm – tha Ministri i Drejtësisë Ferdinand Grapperhaus. “Ne do t’ua bëjmë shumë të qartë njerëzve se kjo është një rregullore e re në trafik dhe se ne synojmë të jemi shumë të rreptë”, shtoi ai. Ndërsa përdorimi i telefonave celularë gjatë ecjes me makinë, më Holandë ndëshkohet deri në 240 euro.

Related Articles

Back to top button