Lajme
Në vendkalimin kufitar në Preshevë, në teglla të ajvarit i gjenden ari me vlerë prej 13.000€ (Foto)
Në vendkalimin kufitar të Preshevës javën e kaluar jane konfiskuar 600 gram ari, me vlerë 13,000 euro te cilin po e transportonin dy shtetas të Maqedonisë, të cilët pretendonin se ajo ishte bizhuteri e tyre personal.
Dogana shpjegone se bizhuteri personale konsiderohet ajo qe ka ne trup personi. Por nuk do te thote qe nje udhetare ne qafe te vendos dhjetra rrathe te arit dhe per ti deklaruar si bizhuteri personale.
Doganieret kane deklaruar se kohen e fundit pasi eshte rritur cmimi i arit ata kane arritur qe kapin arin e fshehur neper pako te lengjeve dhe qumeshtit dhe neper qese me rroba. Se fundmi u kap ari i fshehur ne tegell te ajvarit.
Ari i zbuluar në vendkalimet kufitare konfiskohet përkohësisht nga pronarët.