Lajme

Paralajmërim! Mbani macet larg, mund të bëheni skizofren

Një parazit i zakonshëm i përhapur nga macet, të cilat mbahen nga 2 miliardë njerëz në shtëpi mund të shkaktojë skizofreni. “Toxoplasma gondii” mund të përhapet tek njerëzit nga kontakti i maces dhe konsumimi i mishit të papjekur, që zakonisht konsiderohet i padëmshëm. Një studim i ri ka zbuluar se ky lloj paraziti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të skizofrenisë me 50%. Momentalisht ekzistojnë shumë lidhje të pazakonta mes “Toxoplasma gondii” me guximin për të ndërmarrqë një rrezik, depresionin dhe aksidentet e makinave.

Shkencëtarët nga Universiteti Kopenhagen analizuan më shumë se 80 mijë njerëz ku 2.591 u regjistruan me çrregullime psikike. Miliarda njerëz në mbarë botën, gati një e treta e popullsisë, sipas Universitetit të Çikagos besohet të jetë infektuar nga paraziti, duke përfshirë 60 milionë njerëz në SHBA dhe 350 mijë njerëz në vit në Britani të Madhe.

Related Articles

Back to top button