Lajme
Përfundon pushimi, nxënësit fillojnë mësimin nga e hëna
Nxënësit e shkollave të mesme dhe shkollave fillore në të gjithë Serbinë kthehen në banka nga dita e hënë, pritet që të kenë mësime shtesë për javën që kanë humbur mësimet.
Më 25 shkurt nxënësit kthehen në banka kur dhe fillon gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor.
Siç mëson Presheva.AL vetë shkollat duhet të bëjnë plan për kompensimin e orëve të humbura për pesë ditët që kanë kaluar pa mësim.
Zgjatja e pushimit për një javë u bë për shkak të gripit, në vend të 18 shkurtit gjysmë vjetori fillon më 25 shkurt.