Ribashkimi i Luginës së Preshevës me shtetin e Kosovës është para aktit të kryer
Nga Abdulla Mehmeti
Çka duhet të dinë shqiptarët për Luginën e Preshevës dhe ardhmërinë e saj?
Ky rajon me popullsi shqiptare, i cili aktualisht ndodhet nën Serbi, së shpejti do t’i ribashkohet shtetit të Kosovës. Shkëputja e këtij rajoni është realizuar me forcë, dhunë e hekur, por do t’i rikthehet djepit të saj të natyrshëm në rrugë paqesore.
Ribashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën nuk do të ndodhë për shkak të korrigjimit të padrejtësive historike, as për shkaqe humane, për mbrojtjen e shqiptarëve nga dhuna e terrori sitematik serb mbi shqiptarët autoktonë, por për shkak të pozitës gjeostrategjike të këtij rajoni.
Epoka e dominimit, influencës dhe kontrollit nga Rusia të Gadishullit Ilirik (Rajoni i Ballkanit Perëndimor) ka përfunduar, me këtë ka përfunduar edhe mundësia e kontrollit të pikave strategjike të këtij rajoni nga aleatët historikë të Rusisë, shtetet satelitë të interesave ruse në rajon dhe më gjerë.
Ata që i kanë lexuar me kujdes studimet, hulumtimet, analizat dhe përfundimet e gjeografit, etnologut dhe strategut të madh serb, Jovan Cvijiq, e kanë të qartë se cila është rëndësia e Luginës së Preshevës dhe Luginës së Vardarit (Shkupit) për interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike, jo vetëm për rajonin, por në aspektin global.
Besoni dhe punoni për këtë kauzë pa humbur kohë, që të mos vonohemi si përherë gjatë historisë!