Rikthehet “Veli Trans”
Pas 5 vitesh rikthehet fuqishëm ndërmarrja transportuese “Veli Trans”, sërish nën pronësinë e familjes Dauti nga Zhunica.
Rinisja e relacionit të udhëtimeve të kësaj ndërmarrje do të filloj nga data 1 Mars 2019 në linjat e saj të regullta si në drejtimet :
Preshevë e Raincë (ku ky autobus do të posedoj edhe wifi falas për udhëtarët e kësaj linje)
Si dhe linjat e rregullta për në Kosovë :
Preshevë –Gjilan- Prishtinë
Nisja nga Presheva 9:30
Nisja nga Prishtina 15:45
Te Dielave nga Presheva 15:00
I Ndjeri axha Veli, është një kontribues i madhë i arsimit, ku kjo linjë ka qenë në shërbim të studentëve të asaj kohe, ku shumica e tyre sot janë kuadro profesionale. Poashtu, axha Veli ka qenë një guximtar i madhë, ku shumë herë ka paguar haraq e është kacafytur me policinë e rezhimit të Milosheviqit për ti mbrojtur studentët nga malltretimet e plackitjet.