Lajme

Rusët dhe Serbët trazojnë Evropën (Video)

Agresioni rus për ta ndryshuar Bashkimin Evropian është evident. Në mungesë të një politike paqësore, me zhvillim ekonomik dhe vlera, Kremlini me një grusht njerëzish fanatikë, të kriminalizuar e korruptuar, po përpiqet që në vazhdimësi ta trazojë Evropën.

Rasti më i freskët i ri i evidentuar është ai në protestat në Francë, ku në mesin e të ashtuquajturve “Jelekët e verdhë” janë parë njerëz të njëjtë, paramilitarë pro-rusë që kanë vepruar në Ukrainë.

Victor Alfonso Lenta, i cili u pa në protestat e muajit të fundit në Shamps-Elyeese në Paris, duke iu prirë protestave antiqeveritare. Sipas të dhënave që kanë ardhur nga mediat ukrainase, gjë që dëshmohet edhe me fotografi e video të shumta, Lenta ka ka qenë pjesëmarrës i grupit paramilitar të “legjionit Frances në Donbas”, krah i forcave ruse në territoret e pushtuara ukrainase.

Biografia e këtij njeriu, që mediet franceze e quajnë të rrezikshëm, fillon se ka ai ka prejardhje kolumbiane.

Viktor Lenta, në pjesën publike të aktivitetit të tij dihet se ka qenë pjesëtar i Marinës së Tretë Detare të Francës. Një ekstremist i së djathtës franceze të njohur si “Blloku i Identitarëve”, në të cilin ishte edhe tashmë i njohuri francezi me shtetësi serbe Arnaud Gouillon (Arno Gujon). Gujonit i është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës nga autoritetet e sigurisë, si një njeri që paraqet propgandë të zezë. Ekstremi i djathtë në Francë, ashtu si edhe në disa vende të tjera evropiane, është i lidhur ngushtë me Kremlinin zyrtar.

Viktor Lenta, dikur ka qenë edhe pjesë e një grupi paramilitar në Donbas, në përbërjen e të cilit kishte shumë serbë. Këtij grupi i printe Nikola Peroviç, me shtetësi serbe dhe franceze, i cili, sipas të dhënave të mediumeve perëndimore kohë pas kohe jeton në Beograd.

Gjatë kohës sa ishin në territoret e pushtuara ukrainase, grupin paramilitar në fjalë e kishin vizituar shumë struktura sekrete të sigurisë, të afërta me Federatën Ruse. Ndër ta, ishte edhe agjentja me ndikim e FSB (shërbim inteligjent rus), serbja Dragan Trifkovic, të cilën e kishte zbuluar shërbimi sekret i Kosovës (AKI).

Rusia po përpiqet gjithandej që të ndikojë nëpër botë, porse sipas hulumtimeve të RTK-së, grupe të njëjta njerëzish të tillë si Lenta e Peroviç sillen vërdallë nëpër botë. Kujtojmë, se grupe të njëjta paramilitarësh kanë luftuar edhe në ish-Jugosllavi, Ukrainë, Siri dhe është raportuar se të tillë tashmë janë edhe në Venezuelë, siç është rasti i paramilitarëve të njësitit “Vagner”.

Në anën tjetër, kjo dëshmon për numrin e vogël ët njerëzve të cilët i kryejnë operacionet në këto vende. Pra, nuk ka shumë operativë të tillë në kuadër të shërbimeve ruse, të cilët herë paraqiten si protestues në Paris, e herë si luftëtarë në Ukrainë.

Të gjitha këto tregojnë për lidhjen që ka Serbia me Rusinë.

Së voni u raportua edhe për skandalin me shefin e kundërzbulimit të Belgjikës, i cili iu ka dhënë informacion të ndjeshëm rusëve. Edhe në këtë rast, një qytetare e Serbisë u tha se ka qenë ndërmjetëse.

Related Articles

Back to top button