Lajme
Seanca e parë e Kuvendit Komunal të Preshevës për vitin 2019 do të mbahet të hënën
Seanca e parë e Kuvendit Komunal të Preshevës për vitin 2019 do të mbahet të hënën me datë 25.02.2019 prej orës 12:00.
Për këtë seancë në rend dite janë 21 pika. Shumica e pikave të rendit të ditës kanë të bëjnë me raportet e punës dhe raportet financiare për vitin 2018 të institucioneve ku themelues është kuvendi komunal si dhe programet e punës dhe planet financiare të po të njejtave institucioneve për vitin 2019.
Po në këtë seancë do të ketë edhe rebalans të buxhetit të komunës së Preshevës kjo për shkak të kërkesës së ministris përkatëse. Pikë tjetër është edhe emërimi i komisionit komunal zgjedhor si dhe emërimi i këshillit të shkollës së mesme Gjimnazi “Skenderbeu” dhe të shkollës së mesme teknike “Presheva”.