Shkrimi për djaloshin nga Drenica i cili po bën xhiro në rrjetet sociale, ja çka thuhet për të
Home Lajme
Lajme
Shkrimi për djaloshin nga Drenica i cili po bën xhiro në rrjetet sociale, ja çka thuhet për të
0
Kjo video “A bon me fol” për shumë persona është qesharake!
Nuk po e shoh të arsyeshme që këtë gjest të këtij djaloshit ta bëjnë shumë qesharake njerëzit prapa tastierës!
Sponzor
Por vetëm mendoni një gjë, nëse ky djali e ka qëndrueshmërinë e dobët ndaj këtyre portaleve dhe njerëzve që po i bëjnë këto përqeshje te pa nevojshme mund ta dërgojnë edhe deri në VETËVRASJE!
Mendoni pak o njerëz! Ky djalosh i ri, ka pas entuziazmin për të folur para kamerave, kurse disa njerëz mezi i presin këto momente që t’i postojnë në faqet ose profilet e tyre dhe të luajnë me ndjenjat e njerëzve, për një pëlqim ose një koment!
Për këtë arsyje mendimi im është që shumica e njerëzve nuk ndalen të flasin para kamerave, shkaku i këtyre gjesteve të njerëzve të ulët, që provojnë t’i nënçmojnë njerëzit në këtë mënyrë!
Ata nuk frikohen nga kamerat, por frikohen nga njerëzit që mund t’i bëjnë këto punë të pa nevojshme, sepse kur del para kamerave ka persona që kanë stres dhe munden të gabojnë dhe nuk e shprehin mendimin e tyre lirshëm.
Gjesti i disa njerëzve si puna e disa portaleve dhe disa individë i largojnë njerëzit nga të shprehurit e mendimeve para kamerave!
Merrni shembull në Europë, ka shumë e shumë video që me të vërtetë janë qesharake, dhe nuk bëjnë bujë sikur në shqiptari! A e din përse?! Sepse secili i shiqon punët e veta, nuk kanë kohë të merren me budallakia!
Ti që që e ke postuar këtë djaloshin në mënyrën e përqeshjes, llogarite vetën tuaj në vendin e këtij djaloshit! Vetëm mendo, pastaj analizo a ja vlen ta postosh!
Ti djalosh, nëse ndonjëherë të bjen ta lexosh këtë postim, të uroj çdo gjë të mbarë në jetën tënde. Vazhdo synimin tënd të jetës, mos i shiqo këto gjeste të njerëzve, sepse këto gjeste i bëjnë vetëm njerëzit e ulët! BËHU MË I FORTË NGA KJO GJË.
Mirëmbetëshi, shëndet për të gjithë.
Autor i këtij shkrimi është Valdet Mulaj