Lajme

Shpresa e humbur e PVD-PDSH për “Shpartallim”

Jo më shumë se dy javë, gjegjësisht më 16 janar, kur këshilltarja Fetanete Mehmedi u distancua nga radhët e APN-së, për të kaluar, siç kishte deklaruar edhe vet, si këshilltare e pavarur, gjë që në këtë periudhë mund të jetë “APSURD” i kohës që një këshilltare të funksionojë si e vetme.

Gëzimi në radhët e opozitës (PVD-PDSH) gjatë tërë kësaj periudhe ishte dëshmia më e fortë se këshilltarja Mehmedi ishte kalkulim i opozitës dhe se kujt do t’ia mbante krahun, por numrat nuk i kalkulonin në shumicë sepse, sikurse pozita por edhe opozita kishte ngelur në PAT pozicion, fundi i së cilit dihej, sikurse në lojën e Shahut njejtë edhe në Politikë. Deklaratat e shumta të përfaqësuesve politik të opozitës, edhe pse nuk e kishin numrin BINGO për ta formuar pushtetin, të bënin të mendoshë se ata vetëm se kishin filluar të qeverisnin ne pushtetin lokal, dhe Presheva tashmë e kishte një shumicë të re! Situatës së krijuar në Preshevë i gëzoheshin më shumë militantët e PVD-së në Bujanoc, kjo mbase u kuptua më vonë, se APN-së në Bujanoc pas zgjedhjeve të KKSH-së tregoi fuqinë e sajë politike dhe kjo nuk i konvenonte koalicionit qeverisës në komunën e Bujanocit, duke mos anashkaluar dhe aterimin e dy, gjegjësisht një këshilltari të koalicionit qeverisës në komunën e Bujanocit në APN.

Në kohën kur kalkulimet politike të opozitës punonin për formimin e një qeverisje të re në komunën e Preshevës, në periudhën e këtij vakumi APN dhe partneri i koalicionit LRPDSH treguan mature të lartë politike e cila pas jo më shumë se dy javë u shpërblye me “DE-bllokim” të situatës, kështu duke ia humbur shpresat PVD-së dhe PDSH-së se do ta shpartallonin këtë qeverisje lokale.

Deklaratat që kemi dëgjuar gjatë këtyre dy javëve nga partnerët e opozitës, ishin të qarta se ata i druheshin zgjedhjeve të parakohshme, duke kërkuar formimin e një koalicioni qeverisës, nga ana tjetër koalicioni që akoma kishte mandatin e shumicës nuk i druhej as njërit dhe as opcionit tjetër, kjo nbase tregon sigurinë e tyre bashkëqeverisëse por pse jo edhe zgjedhjeve të parakohëshme.

Arsyetimi i këshilltares Mehmedi ishte i bazuar më shumë në programin 4 vjeçarë të APN-s, program të cilin e kishte aprovuar edhe vetë, por mbase kishte harruar se akoma nuk ishin mbushur një vit që kur ky program në të cilin e bazoi arsyetimin kishte filluar së zbatuari, dhe kjo e qartësoi edhe më shum largimin e sajë “klientalist” dhe kalkulimet e opozitës për marrje të pushtetit.

Nga ana tjetër largimi i këshilltarit Pajtim Rexhepit nga radhët e PDSH-së, dhe sqarimi i tijë i bazuar në zhbllokimin e krizës së krijuar institucionale në komunën e Preshevës është një sqarim mëse i nevojshëm në këtë periudhë, siq edhe vet këshilltari Rexhepi e ka cekur, “kur çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës diskutohet si kurrë më parë në Bruksel, një bllokadë institucionale nuk i nevoitet komunës së Preshevës, dhe se do ta përkrahë programin e APN-së dhe kryetarin Shqiprim Arifin” ky sqarim qoftë edhe me prapavijë politike, është sqarim i matur politik dhe në momentin e duhur, dhe kështu ia ka ndryshuar edhe kuptimin fjalës së urtë popullore “PËR NJË PLESHT NUK DO TË DIGJET JARGANI”. /M.N./

Related Articles

Back to top button