Lajme
Shtëpia e Shëndetit në Preshevë pajiset me aparatin e analizave

Edhe një aparat i analizave në Shtëpinë e Shëndetit
Shtëpia e shëndetit është pajisur me një aparatur tjetër, ku është kompletuar laboratori i analizave në këtë institucion, aparatura është e pajisur me inovacione, me saktësi të pakontestueshme, me kualitet të shkëlqyer gjerman, njëri ndër më të shpejtit në botë.
Ky është aparat i ri hematologjik Medonic M32, i cili vetëm me një shpim në gisht dhe nga një pikë gjaku,i përshatshëm tek fëmijët në më pak se 50 sekonda jep komplet analizat CBC.