Lajme

Si po plaçkitin me peshore tregtarët e huaj në tregun e Preshevës?

Në tregun e ditës së shtunë në Preshevë, gjatë kësaj dite për ti stërshitur mallrat vijnë tregtarë të shumtë nga qytete të ndryshme.

Në shitjen e pemëve dhe perimeve, janë shumë tregtarë që vijnë nga qytete të ndryshme si nga Vranja, Leskoci e qytete të tjera.

Qytetarët ankohen për mashtrimet që i bëhen nga disa stërshitës me peshoret e tyre.

“Çdo herë që kam blerë, kam qenë i dyshimtë me sasinë e peshës të cilën ma kanë shitur” ka thënë një qytetarë nga Presheva.

“Njëherë e kam matur vet, rreth 300 gram më pak ka pasë pesha se sa që e kam paguar” ka shtuar ai, duke këshilluar blerësit tjerë që të kenë kujdes, dhe duke ftuar inspeksionin që sa më shumë të kontrollojnë edhe peshoret edhe stërshitësit e ndryshëm që vijnë nga qytete të tjera, kinse me çmime më të lira e nga ana tjetër nuk e shesin masën reale aq edhe sa paguan.

Raste të shumta janë shenuar ku shitësit nuk kanë peshën reale e mallrave që e shesin, andaj edhe nëse vëreni parregullsi, të lajmroni organet kompetente.

Related Articles

Back to top button