Lajme

Vuçiç nesër në Bujanoc

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë ditës së nesërme do ta vizitojë Bujanocin si pjesë e fushatës “E ardhmja e Serbisë”, gjatë së cilës ai dëshiron t’i paraqesë rezultatet e Qeverisë aktuale dhe të bisedojë me qytetarët.

Edhe pse burimet lokale nuk kanë informacione zyrtare për këtë vizitë mësohet se presidenti serb gjatë qëndrimit në Bujanoc do të mund ta vizitojë repartin e kompanisë JUMKO ku janë të punësuar rreth 110 persona që këto ditëve ka mbushur një vit nga fillimi i funksionimit.

Vuçiç ka paralajmëruar se fushatën gjatë së cilës ai planifikon të vizitojë të 29 rrethet administrative, do të fillojë me rrethin e Pçinjës.

Related Articles

Back to top button