Vuçiq: Serbët të qëndrojnë në Bujanoc, ky është vendi jonë?
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë fjalimit të tij në Vrajë ka folur edhe për investimet në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.
Ai është shprehur se do të investojë në jetën e përbashkët të shqiptarëve dhe serbëve në komunën e Bujanocit dhe qëndrimin e serbëvë në këtë pjesë.
Sipas Vuçit duhet të punohet në mbijetesën e qytetarëve serbë në komunën e Bujanocit, transmeton Titulli.com.
“Për neve nuk është mirë që serbët largohen nga Bujanoci dhe shkojnë në Vrajë, Nish dhe Beograd. Unë dua që ata të jetojnë në Bujanoc sepse ky është vendi jonë”, ka thënë mes tjerash Vuçiq në Vrajë, shkruan Titulli.com.
Vuçiq theksoi se duhet paqja me shqiptarët dhe unë nuk mendoj se është i mundshëm kompromis i shpejtë, nuk jam fare optimsi se ai do arrihet, por ne duhet të insistojmë sepse nuk na duhen kurrfarë konfliktesh në të ardhmen, vlerësoi.