A E KENI BËRË TESTIN E ADN-SË? – Murat Jashari trondit Fatmir Limajn
A E KENI BËRË TESTIN E ADN-SË?
– Murat Jashari trondit Fatmir Limajn
Murati vëllai i Ismet Jasharit komandant “Kumanovës”, në vazhdimin e pyetjeve për Fatmir Limajn ish-komandant Çelikun, e pyet se si e bëre shtëpinë në Banjë dhe me para të kujt?
“Kemi dëgjuar e marrë vesh se të gjithë ata oficerë që patën ardhur me luftu në Kosovë i keni ndjek dhe në vend të tyre keni marrë do tjerë që u kanë lëpi të prapmen, a është e vërtetë? Mandej këtyre laperëve u paskit lidhë edhe pension, a s’është kështu?”, thekson Jashari.
“Unë i takoj asaj shtrese e kategorie të popullit tim, që jam i pasur nga mendja, shpirti dhe zemra. Kasollë nuk kam mundur të ndreqi, por shtëpi kam zemrat e rinisë së artë të popullit liridashës! Për çështje të popullit e Atdheut, aq sa di, nuk lëshoj rend! A e din këtë?”, potencon ai.
“Vëllain tim Xhemalin, që e dua ma shumë se fëmijët e mi, para vdekjes të sëmurë e të shtrirë në spital e kam pasur. I çova të fala, duke i thënë: “I thuani Xhemës, në tjetër botë shihemi! Nuk e kam koritur! Atje ku shkojnë njerëzit me fytyrë e emër takohemi e kënaqemi! “A e din këtë, o Fatmir shoku?”, vazhdon tutje Jashari.
Lexojeni pyetjet e radhës:
Po atë natë, në Banjë, të thashë; kujdes Fatmir, këta që po ta rrehin shpinën, për atë histori çka ke bërë gjatë luftës, kanë me u ngritur nga dalë lart ku e kanë synimin, në pushtet dhe dikur kanë me të hedh ndoshta edhe në burg. A është kështu? A të ndodhi kështu?
Sa bodigarda i ke?
Shtëpinë në Bajë me të kujt pare e ndreqe?
Po Vilën ku banon me familje në Prishtinë me çka e bane?
Po edhe gjashtë Vilat tjera me paret e kujt i bane? A ke evidencë bankare?
Po veturat?
Djalin për shkollim në SHB-a me të kujt pare e financove?
E shumë të tjera, a po?
Po shokët e tu të partisë ku i kanë në shkollë fëmijët?
Kanë bërë shokët e partisë tënde pasuri?
A i keni vizituar familjet e Tahir Sinanit e Indrit Carës, (të dy dëshmorë të kombit), ndonjëherë? Po ata që kanë mbet gjallë a i keni thirr ndonjëherë?
Nëse jo, Pse jo?
Pse jo, apo ngaqë i kishte shkolluar e edukuar Enver Hoxha?
Po ata Oficerë e Gjeneralë të Shqipërisë londineze, që i kishte shkolluar Enver Hoxha dhe ishin të gatshëm në beteja e fronte jetën me dhënë dhe që luftuan bashkë me ju, a ua mbani mend emrat?
A i keni ftuar të gjithë së bashku, të paktën njëherë dhe me ua shtrëngue dorën e me u thanë falemnerës që na ndihmuat?
Kemi dëgjuar e marrë vesh se të gjithë ata oficerë që patën ardhur me luftu në Kosovë i keni ndjek dhe në vend të tyne keni marrë do tjerë që u kanë lëpi të prapmen, a është e vërtetë? Mandej këtyre laperëve u paskit lidhë edhe pension, a s’është kështu?
Kur Partia e juaj e famshme në Parlamentin tragjiko-komik të ‘Kosovo *1244′ shpalli Pavarësinë e Kosovës, a i ftuat familjen e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut, Agim Ramadanit, Fehmi Lladrovcit, Xheve Krasniqi-Lladrovcit, Sali Çekajt, Ramush Haradinajt, Muj Krasniqit-Kapuçi, Adrian Krasniqit, Tahir Sinanit, Endrit Carrës, Komandant Kumanovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Tahir Mehës, Zija Shemsiut, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Xhemajli Berishës, XHAVIT HAZIRIT, Ali Ajetit, Ahmet Axhiut, Behajdin Allaqit, Arif Seferit, gjeneralë e oficerë të Shqipërisë londineze, që ishin në fronte lufte me emblemë të UÇK-së, gjithë veteranët e LPK-së si dhe gjithë veteranët tjerë të çështjes kombëtare të trojeve etnike, apo u mjaftuat veç me vëllain e Adem Jasharit?
Adem Jashari po të ishte gjallë nuk do të bënte sikur ju, apo jo?
Po ndonjë fletë mirënjohjeje a u keni shpërnda oficerëve prej Shqypnie që morën pjesë në luftë, sikurse keni ba me të gjithë rugovistët që u kanë dhënë pare pas lufte dhe i keni ba edhe veprimtarë të luftës?
Nëse jo, Pse jo?
Po kur e festoni çdo vit festën e “pavarësisë” së Kosovës, a i keni ftu ndonjëherë ata të Shqypnisë?
Për kë e keni shpallë „Pavarësinë e Kosovës”?
Për horrat e dilinxhitë?
Të gjithë të moshuarit e të rinjtë, që takoj më thërrasin Baca Murat. Në gjithë hapësirën shqiptare ka të shkojë. Po, po edhe të Mërgatës, o Fatmir shoku. A është kështu? Po ju pse na keni harru?
Nuk u kam kërku as veturë dhe as bodigarda! A e dini këtë?
Ma i varfëri prej shqiptarëve materialisht në Zvicër unë jam! A e dinë këtë?
A e din se gjithë pasuninë teme ua dërgova juve atje në malet e Kosovës?
Me ndihma sociale jetoj.
A e din këtë? “I thuani Xhemës, në tjetër botë shihemi!
Kanjëherë nuk kam pare as për bukë e cigare, por kurrë nuk ju kam thënë dhe përkulur.
A e dini për këtë?
Unë i takoj asaj shtrese e kategorie të popullit tim, që jam i pasur nga mendja, shpirti dhe zemra. Kasollë nuk kam mundur të ndreqi, por shtëpi kam zemrat e rinisë së artë të popullit liridashës! Për çështje të popullit e Atdheut, aq sa di, nuk lëshoj rend! A e din këtë?
Vëllain tim Xhemalin, që e dua ma shumë se fëmijët e mi, para vdekjes të sëmurë e të shtrirë në spital e kam pasur. I çova të fala, duke i thënë: “I thuani Xhemës, në tjetër botë shihemi! Nuk e kam koritur! Atje ku shkojnë njerëzit me fytyrë e emër takohemi e kënaqemi!“ A e din këtë, o Fatmir shoku?
Po, ama, jam faqe bardhë dhe shumë krenarë për emrin që e mbaj, që më ka pagëzuar Nënemadhja Nurije! A është kështu?
Lëviz i lirë e nuk frikohem prej askujt. Vetëm prej Zotit – e mos të gaboj diç për popullin! A është kështu?
Jetën e jetojë në liri. A është kështu?
Fytyra, nderi e emri e mbajnë njeriun dhe njerëzimin. A është kështu?
Këto virtyte njerëzore i ruaj me xhelozi e fanatizëm, o Fatmir shoku! A e ke kuptuar këtë?
Po ti si e jeton jetën?
Po shokët e partisë tuaj, para luftës, gjatë luftës si jetuan, e mbas luftës si jetojnë?
Keni halle e derte?
A ju merr gjumi?
Nga paraardhësit e juaj, a keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?
Nga familja e nënës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?
Nga dajallarët e nënës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?
Nga dajallarët e babës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?
A e keni bërë testin e ADN-së?
Cilit popull po i takojshit, që nuk keni treguar asnjë pikë respekti për të rënët në luftë dhe shokët e luftës?