Aeroportet më të mirë në botë – Singapori në vend të parë. Mbizotërojnë vendet aziatikë
Aeroporti Changi i Singaporit, u cilësua si aeroporti më i mirë në botë, për të 7-in vit radhazi.
Singapori largoi konkurrentët në Tokio dhe Seul, duke fituar titullin vjetor, të ndërmarrë nga kompania hulumtuese Skytrax. Sondazhi, që përshiu më shumë se 13 milionë udhëtarë në të gjithë botën, tregoi se Singapori fitoi gjithashtu çmimin për pajisjet më të mira të argëtimit si dhe për aeroportin më të mirë aziatik. Të anketuarit i bënë vlerësimet në bazë të check-in-eve, mbërritjeve, transfertave, blerjeve dhe sigurisë.
Aeroportet aziatik mbizotëruan në listën e këtij viti, duke zënë 6 vende në 10-shen kryesore. Aerporti ndërkombëtar i Tokios zuri vendin e dytë, ai i Koresë së Jugut, të tretin, ndërsa Hong Kong-u rezultoi në vend të pestë. Ndër vendet europiane, Mynihu zuri vendin e 7, Heathrow i Londrës në të 8-in dhe Zyrihu rezultoi në vend të 10. Në SHBA, aeroporti me vlerësimin më të lartë ishte ai i Denverit, në vend të 32.