Lajme

Altin Boriçi: PDSH duke uzurpuar zyren po i nënçmon të rinjtë e Preshevës

Partia Demokratike Shqiptare duke uzurpuar zyren e të rinjëve po e nënçmon rininë preshevare, ka thënë kështu, koordinatori i zyrës për të rinjë, Altin Boriçi.

Zyra për të rinjë tani e disa vite i ka të uzurpuara hapësirat nga Partia Demokratike Shqiptare ku nga viti 2016 drejtues të kësaj zyre publikisht kanë bërë kërkesa për lirimin e hapësirave duke ju drejtuar kryetarit të partisë Ragmi Mustafa.

Vlen të përmendet se në vitin 2015 koordinatori i zyrës për të rinjë, Agon Ajeti dhe Valon Arifi kanë marrë çmimin personalitetet e vitit nga OSBE ku në vend se këta të rinjë të avancohen atyre u është marrë zyra nga PDSH ka thënë Boriçi.

Andaj tash e tri vite këmbëngulet që kjo hapësirë të lirohet sepse aty janë investuar mbi 20.000 euro e që ato ende nuk janë dorëzuar nga Mustafa. Koordinatori i zyrës për të rinjë pret reflektim lidhur me lirimin e hapësirave edhe nga drejtori i Shtëpisë së Kulturës meqë ligjërisht këto janë në kompetencë të këtijë institucioni.

Zyra për të rinjë imejla zyrtarë ka dërguar në adresë të PDSH-së për lirimin e hapësirave por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje ka thënë Boriçi. Ai ka potencuar se ata nuk do të ndalen së kërkuari lirimin e këtyre hapësirave sepse ato janë zyre për të rinjtë e jo për parti politike.

Related Articles

Back to top button