Lajme

APN: Isuf Memeti ka treguar nivelin e tij të cekët moral duke inskenuar shpifje të porositura nga organet e moçalit zhytës

Sqarim,

Shantazhuesi publik dhe uzurpatori i hapsirave publike i kamufluar si “media” Isuf Memeti ka treguar edhe njëherë nivelin e tij të cekët moral duke inskenuar shpifje të porositura nga organet e moçalit zhytës (shiko foton më poshtë) dhe instrumentalizuar një qytetarë të moshuar me probleme private financiare që nuk kanë aspak të bëjnë me institucionet komunale të Preshevës. Qytetari në fjalë ka kontaktuar zyrtarët lokal për të shqyrtuar problemin e tij, ndërkaq është konstatuar se çështja nuk është në ingerenc të Komunës së Preshevës dhe qytetari në fjalë është udhëzuar të kontaktoj Qendrën për Punë Sociale si dhe Fondin Humanitar që funksionojn në kuadër të Administratës Komunale për t`i zgjidhur problemin e tij. Për zyrtarët lokal që ballafaqohen çdo ditë me probleme të tilla që nuk janë në përgjegjësi të administatës ekzekutive janë raste të rënda emocionale, andaj është praktikuar zgjidhja e problemeve në rastet përkatëse. Të gjithë që njohin personalisht Kryetarin e Komunës Arifi, e kanë të ditur se vullgariteti nuk është pjesë e gjuhës dhe kulturës së tij.

Nga vetë fakti se vizita e qytetarit në administratën lokale që nga publikimi i një prononcimi kanë kaluar rreth një muaj, ndërkaq personit në fjalë nuk pasqyron objektivin shpifës dhe nxitës të Isuf Memetit për të konspiruar çështje të pabaza politike të porositura nga shefi i tij Ragmi Mustafa.

Në vazhdën e misionit të tij, Isuf Memeti ka publikuar një “video ekskluzive” për të shpifur se Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka blerë një veturë të tipit Mercedez me vlerë prej 150 mijë euro. Objektiva e Isuf Memetit është që me shpifje të tilla të nxisë akte të ulëta antiqyetare për të arritur qëllimin e tij të privilegjeve dekadore që i`u ka siguruar çdo pushtet i kaluar që është ekzektutuar nga feudalët ekonomik dhe politik për interesat e ngushta klanore.

Isuf Memeti nga largimi i tij prej postit të kryetarit të degës së PVD-së në Corroticë si dhe inkuadrimi i tij tani në rrjetin zhytës së Ragmi Mustafës, është involvuar në skema shantazhuese publike për të kapur në mënyrë ilegale mjetet e Komunës sonë, meqë këtë e ka praktikuar që nga fillimi i aktivitetit të tij me një shumë prej 120 mijë Euro nga mjetet publike. Është për keqardhje situata e krijuar nga ky i ashtuquajtur “media” i cili nuk ka arritur edhe pas 10 viteve të siguroj një skemë programore për qytetarët e Komunës sonë, megjithatë është duke inskenuar misione antiqyetare për interesat e tyre të ngushta personale.

Këshilli për Informim i APN-së

Preshevë, 04.03.2019

Related Articles

Back to top button