Dështon peticioni i PVD-së, qytetarët nuk përkrahin nismat e Ardita Sinanit kundër Shtëpisë së Shëndetit

Peticioni i organizuar sot nga forumi rinor i PVD-së në drejtim të shtëpisë së shëndetit për të kërkuar shkarkimin e drejtorit të këtijë institucioni sot ka dështuar.
Ata nuk morën përkrahjen qytetare sepse kjo ishte iniciativë e shpikur e kryetares së degës së PVD- së, Ardita Sinani vetëm për ta faktorizuar veten.
Siç bëjnë të ditur disa dëshimtarë okularë, anëtarët e forumit rinor të PVD-së pasi kanë parë se peticioni do të dështonte kanë ftuar disa qytetarë të moshuar të nënshkruajn peticionin nën pretekst se dedikohet për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan.
Vlen të theksohet se karizma e politike e Ardita Sinanit në vendin tonë njihet si personalitet i skandaleve si me manipulimin e listes së bursave për student dhe ndarjeve të subvencioneve në baza partiake dhe pa i përfillur ligjet në fuqi, ndërsa ajo tani momentalisht përgjigjet para gjyqit.
Qytetarët i thanë sot JO përçarjeve dhe njollosjeve karshi institucioneve publike.