Lajme

Dy xhamitë e para në SHBA janë ndërtuar nga shqiptarët

Ka shënime se Xhamia e parë në SHBA është themeluar nga myslimanët shqiptarë në vitin 1915, në Main, ndërsa e dyta, po nga shqiparët, në vitin 1919, në shtetin Connecticut, që është afër qytetit dhe shtetit New York, shkruan foldrejt.com.

Një shënim tjetër, nga hulumtimet që dalin së fundi në Amerikë në 1975, thotë se Xhamia e parë në SHBA është themeluar në vitin 1930, nga libanezët, në Ross, North Dakota.

Ndërsa, shënimi i tretë, del se e para Xhami në SHBA, është ndërtuar në vitin 1934, në Cedar Rapids, Michigan, nga sirianët-libanezët myslimanë, shkruan foldrejt.com.

Për dy xhamitë e para të myslimanëve shqiptarë, 1915, 1919, shumë shqiptarë theksojnë se ato mund të kenë qenë shoqata të vogla myslimanësh, më e pranueshme, sesa xhami…, sepse (sot) nuk ka asnjë gjurmë.

Në kuptimin e plotë të fjalës Xhami- është Xhamia e parë e themeluar nga shqiptarët myslimanë me banim në Detroit e rrethe, në udhëheqjen e Imam Vehbi Ismailit, nga Shkodra, e cila u përurue me 6 qershor 1951.

Kjo është ajo çfarë mund të nxjeret si një hipotezë fillestera, për një studim të më vonshëm për të treguar se cila në të vërtetë ishte xhamia e parë në SHBA(?)

Related Articles

Back to top button