Emurllah Junuzi nga Rahovica e Preshevës për të dytën herë arrin vendin e parë në Kik Boks në Zvicër (Foto)
Preshevari 16 vjecar, Emerllah Junuzi me prejardhje nga Rahovica e Preshevës por që jeton në Mels të Zvicrës, për herë të dytë prezantoi vetën para garave rajonale të organizuar nga Kampfsport Bujutsu, Mels të Zvicrës.
Këtë të Diele në Zürich të Zvicrës janë mbajtur garat në Kik Boks, ku kanë marrë pjesë më së 300 pjesëmarrës nga vendet e ndryshme të Zvicrës.
Në këto gara shqiptari Emerllah Junuzi u ndesh në kategorinë Jungendliche Amateur C-Klasse dhe ku i takoi vendi i parë.
Emerllah Junuzi karrierën e tij filloj qyshë në moshën 10 vjecare gjatë trajnimeve të mbajtur me trajnerët e tij Mahir Hanli dhe Kemal Hani, që nga ai moment e deri më tani Junuzi ka fituar nga viti 2016 e deri me tani 3 medalje të Arta dhe 4 Diploma ku i takoi vendi i parë. Po ashtu ai është një ndër nxënësit më të shkëlqyer në shkollat e Melsit të Zvicres. Këtë vite Preshevari Emerllah Junuzi prite të ndeshet në garat Nderkombtare në UFC të Amerikës, shpresojmë se dhe atje ai do të fitojë vendin e parë.
Gazetar Arben Mehmeti