Lajme

Iu dha lamtumira e fundit mësuesit Ragmi Agushi (Foto)

Miratoc, 19 mars-Dje në orët e para të mbrëmjes, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 59 vjeçare ndërroi jetë mësuesi Ragmi Agushi.

Mësuesi i ndjerë ishte kandil i vërtetë që ndriçoi rrugët e shumë gjenerateve plot 35 vite.Një intelektual me vyrtyte të larta ku çështjen e arsimit dhe edukimit ia kishte vënë vetës mision primarë të jetës.Përhapja e diturirës brezave ndër vite ishte e vetmja ambicje e tij.

Një mësues i devotshëm, një baba i mrekullueshëm, para se gjithash një kolegë i përkryer, la një vend bosh për ta mbushur me kujtime dhe vepra që la pas.

Vërtetë ishte i hidhur lajmi për vdekjen e mësuesit Ragmi , por ajo që do të na lehësoj sado pak dhimbjen është krenaria që e kishim në mesin tonë dhe lutjet që veprat e tij të jenë shprëmblimi më i madhë që Zoti i Plotëfuqishëm ka përgatitur për të në botën e amshueshme.

Ceremonia e vorrimit u bë sot më datë 19 mars 2019 në kohën e namazit të drekës. Përcjellja e mësuesit Ragmi drejt banesës së fundit u bë nga qinda bashkëvendas ,kolegë, nxënës, miq e familjarë.

Pranë varrit të mësuesit Ragmi Agushi u lexua letër memoriale për të kujtuar jetën dhe veprën e tij, poashtu u kënduan rite fetare dhe u vendosën kurora lulesh.Por, lusim Zotin që varrin e tij përherë ta ndriçojë drita e penës nga e cila ai dhuroi për shumë vite të kësaj bote.

Të qoftë i lehtë dheu i tokës që të lindi, Zoti na bashkoftë në kopshtet e Xhenetit.

Related Articles

Back to top button