Lajme

Kaçanik, mësuesit u vonuan në mësim, drejtori i mbylli me çelës në sallë (Video)

Zilja e ores se peste i zuri mbrenda salles se arsimtareve, e per shkake se nuk e nisen mesimin e me kohe 11 mesimdhenesit e shkolles Emin Duraku u mbyllen me celes brenda salles nga vet drejtori. Edhe pse ky i fudnit e mohon te kete ndodhur dicka e tille dhe nuk ka pranuar ta komentoje rastin para kameres.

Te gjithe mesimdhenesit kane pranuar se drejtori i denoi duke i ngujuar mirepo per shkak te rrezikimit te vendit te punes nuk deshen te dalin para kameres.

Per incidentit mesimdhenesit i kane deshmitare edhe vete nxenesit e tyre qe i kishin pare te mbyllur. Mesimdhenesit para kameres thane se kjo nuk eshte hera e pare qe ata mbyllen ne salle me celes nga drejtori.

Sipas drejtorit te arsimit dhe te Kultures ne Kacanik Zahir Doda ky rast do te hetohet dhe ne rast te vertetimit Komuna do ti marre te gjitha masat e duhura disciplinore ndaj drejtorit Reka.

Related Articles

Back to top button