Lajme
Komuna e Preshevës nderon ikonën e informimit shqip në Preshevë Zeqirja Ejupin
Komuna e Preshevës e ka shpallur kioskun e shtëpisë botuese “Rilindja” simbol të gazetarisë dhe informimit të së kaluarës së Luginës së Preshevës.
Kiosku është vendosur në oborrin e Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë dhe do të jetë në dispozicion të vizitorëve.
Kiosku në fjalë n’a përkujtonë dhe distributorin e së përditshmes “Rilindja” Zeqirja Ejupin – Zeqën, i cili u përkujdes disa decenie që “Rilindja” të mos mungoj asnjëherë.
Përveç qytetarëve të komunës sonë, nga ky kiosk, gazeta “Rilindja” blihej edhe nga kumanovarët, sidomos nga nxënësit dhe profesorët e shkollës së mesme, që frekuentonin Qendrën arsimore “Skënderbeu”.