Mali i zi lejon shaminë në shkollat publike
Ministria e Administratës Publike në Mal të Zi, nëpërmjet një deklarate konfirmoi se veshja modeste (mbulesa islame) e grave myslimane nuk bie ndesh me Kodin e Veshjes të përcaktuar për shërbyesit civil.
Pra, tani e tutje, gratë myslimane besimtare që pratikojnë veshjen modeste (mbajnë mbulesën) mund të ia mësyjnë çdo vendi të punës në sektorin publik në Mal të Zi, pa e pasë dronë se do të diskriminohen për shkak të mbulesës.
Ndonëse, as më herët, nuk është evidentuar ndonjë rast i cenimit të lirisë së besimit, qoftë në shkollat publike apo në ndonjë vend pune në sektorin publik në Mal të Zi.
Ndërsa, Ministria e Administratës Publike në Kosovë, nga viti 2014 e tutje, me vendim e pezullon aktivitetin e mbi njëzet OJQ-ve të themeluara dhe të drejtuara nga shqiptarët myslimanë besimtarë.