Lajme
Ndërron jetë puntori i bibliotekës Sulejman Mehmeti
Në moshën 58 vjeçare ndahet nga jeta punëtori i bibliotekës Sulejman Mehmeti
Pas një sëmundje të rëndë në moshën 58 vjeçare është ndarë nga jeta punëtori i bibliotekës së qytetit, Sulejman Mehmeti nga fshati Miratoc.
I ndjeri nga viti 2013 ishte punëtor i këtij institucioni, duke i shërbyer me nder të gjithë qytetarëve.
Edhe pse sëmundja e kishte kapluar, ai për asnjë moment nuk iu nda punës, duke shtuar kurajën deri në ditën e fundit të jetës së tij.
Ndarja në moshën më të mirë të të ndjerit Sulejman Mehmeti do të jetë humbje e madhe për institucionin dhe gjithë komunën e Preshevës.
Kolektivi i bibliotekës Mehmet Jusufi i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë farefisit.
Varrimi do të bëhet me Ikindi në varrezat e fshatit Miratoc.