Policia e Suedisë Ditën e saj e shënon në xhami
Oficerët e policisë në Stokholm shënuan Ditën e Policisë në xhaminë Fittja Ulu, e cila vepron pranë Drejtorisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet).
Në orët e mëngjesit në oborrin e xhamisë mbërritën policët, të cilët ua prezantuan qytetarëve automjetet e policisë.
Pas hutbes, pas namazit të xhumasë, të pranishmëve iu drejtua Erik Akerlund, shefi i policisë Botkyrka.
Ai tha se bëjnë gjithçka që është në duart e tyre, ashtu që qytetarët të jenë të sigurtë. Ai kërkoi që të aplikojnë tek agjencitë e policisë nëse kanë ndonjë nevojë apo problem.
Akerlund tha se kanë bashkëpunim të mirë me administratën e xhamisë.
“Xhamia na ndihmon të parandalojmë shumë probleme sociale. Në këtë mënyrë ne i drejtohemi publikut dhe i informojmë se po punojmë së bashku për të parandaluar që të rinjtë të hyjnë në ujërat e krimit”, tha Akerlund.
Ai nënvizoi se ekzistojnë marrëdhënie të mira ndërmjet muslimanëve dhe policisë. Ai tha se do të bëjnë organizime të tilla çdo vit, duke u përpjekur t’u tregojnë muslimanëve të asaj zone se janë pranë tyre.
Ismail Okur, kryetar i Shoqatës së xhamisë Fittja Ulu, konfirmoi se për shumë vite kishin marrëdhënie të mira me policinë.
Ai shprehu kënaqësinë me faktin se për 10 vite shënojnë Ditën e Policisë në xhami.
“Unë jetoj këtu për 46 vjet, kemi marrëdhënie të mira me policinë suedeze, zgjidhim problemet së bashku”, tha Okur.