Qëndresa Sadriu nga Gjilani shqiptarja e parë në Parlamentin Kantonal të Cyrihut
Qëndresa Sadriu e cila ka prejardhjen nga Gjilani është deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, ajo thotë se ndihet krenare që është shqiptarja e parë e zgjedhur në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut.
Rrugëtimi i saj ka qenë i vështirë pasi në garë për deputet kanë qenë politikanë shumë të njohur nga kantoni i Cyrihut.
E befasuar me rezultatin Qëndresa shprehet se kjo fitore ka peshë për faktin se përveç si shqiptare ajo ka fituar edhe si femër e re.
“Këtë datë nuk do ta harroj kurrë edhe për shkakun se lidhet me pervjetorin e sulmeve te NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë”, thotë Qëndresa Sadriu.
Partia Socialdemokrate, si pjesë e së cilës ka garuar ajo, kësaj here ka marrë më shume ulëse. “Dhe kjo do të thotë se do të kemi mundësi të jetësojmë më shpejt ligjet e nevojshme në parlament”, shprehet optimiste Qëndresa.
Qëndresa ka falenderuar të gjithë votuesit shqiptarë dhe të tjerë që e kanë mbështetur në zgjedhjet kantonale.