Qytetarët e Bujanocit mbjellin lule në gropat e rrugëve që Shaip Kamberi nuk i rregulloi (Foto)
Dëmtimi i rrugëve kryesore të qytetit të Bujanocit por edhe i disa rrugëve nëpër vendbanimet ka bërë që një grup të rinjësh ti kujtojnë organeve gjegjëse se rrugët duhet mirmbajtur dhe se ato gjenden në gjendje të mjerueshme.
Aktivistë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të pakënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve në qytetin e Bujanocit kanë vendosur lule në gropat e krijuara në disa rrugë kryesore të qytetit, pa anashkaluar edhe gropat e krijuara përballë syve të pushtetit lokal.
Sipas aktivistëve të PD-së, ky aktivitet shënon një protest paqësore e simbolike kundër neglizhencës së pushtetit lokal, i cili ka ndarë rreth 3 milion dinarë nga buxheti komunal për mirëmbajtjen e rrugëve, por që si duket ka vendosur ta vazhdojë gjumin dimëror.
Aktivistët tanë kanë paralajmëruar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në rrugë tjera në komunën tonë, nëse nuk merren masa nga pushteti lokal për sanimin e këtyre rrugëve.