Lajme
Shaip Kamberi duke u marrur me problemet e Preshevës, harron Bujanocin i cili mbulohet nga mbeturinat (Foto)
Kontenjerët e mbeturinave janë stërmbushur dhe bërlloku është shpërndarë gjithandej në rrugët e qytetit të Bujanocit, pasi i pari i kësaj Komune z.Shaip Kamberi nuk po ka kohë të mirret për përmirësin e shërbimeve ndaj qytetarëve sepse po angazhohet kohë pas kohe edhe në problemet që partis së tij i dalin në Preshevë.
Mjafton një vizitë rrugës Stepe Stepanoviç në qendrën e qytetit dhe pamjet janë të frikshme nga mbeturinat e shumta që janë hedhur aty.
Siç mësohet nga banorët e rrugës ende askush nuk ka ardhur ti largojë mbeturinat edhe pse iu është premtuar që një gjë e tillë shumë shpejt do të ndodhë.
Drejtuesit nga Komunalia po thonë se nga dita e hënë kjo situatë do të normalizohet.