Shërbimi Nacional për Punësim kanë bërë sot shpalosjen e programeve/ konkurseve për vitin 2019
Shërbimi Nacional për Punësim – Filijala nga Vranja kanë bërë sot shpalosjen e programeve/ konkurseve për vitin 2019 në Sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë. Në këtë prezantim pjesmarrës ishin përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe private të komunës së Preshevës.
Koordinatorja e zyrës për zhvillim ekonomik në kuadër të administratës komunale, Blerina Abdiu informoi të mysafirët lidhur me mundësitë që mund të shfrytëzojnë të pranishmit përmes projekteve. Sipas koordinatores qëllimi i këtyre projkteve është zbutja e papunësisë në vend ku pushteti lokal për këtë vit kalendarik ka bërë kërkesë për aplikim të mjeteve materiale për këtë sferë në vlerën prej shtatë milion e gjysëm dinarë. programet që do të realizohen këtë vit kanë të bëjnë me shërbimin nacional për punësim duke hapur vende të reja pune, biznese të reja, njohuri praktike dhe trajnime me kërkesë të punëdhënësve.
Përfaqësuesit e ministrisë së punës deklaruan se fokus i veçantë këtë vit do tu ipet bizneseve të vogla dhe të mesme, kryesisht punëdhënësve të cilët do të punësojnë persona nga kategoria e margjinalizuar e shoqërisë apo atyre me nevoja të veçanta, praktikantë, vetëpunësim, punë publike, etj.
Drejtori i Entit për Punësim, Muhamed Ramadani ka potencuar se përveç bizneseve përmes këtyre projekteve inkurajohen lartë edhe udhëheqësit e institucioneve publike, kryetarët e bashkësive lokale, si dhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë interes për ndërmarrësi.
Afati kohore për aplikim sipas zyrtarëve është data 23 mars.