Lajme

SHMT Presheva në Preshevë ka shënuar sot ditën e shkollës

Shkolla e Mesme Teknike Presheva në Preshevë ka shënuar sot ditën e shkollës. Në këtë ceremoni festive të pranishëm ishin nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtues të pushtetit lokal si kryetari i komunës, Shqiprim Arifi dhe kryetari i kuvendit, Sami Salihu.

Me një minutë heshtje u nderuar mësimdhënësit që nuk gjenden më në mesin tonë. Drejtori i shkollës, Telat Arifi në fjalimin e tijë përshëndetës ka uruar ditën e shkollës të gjithë të pranishmëve ku njëherit ka uruar ditën e mësuesit për të gjithë mësimdhënësit. Shkolla e Mesme Teknike Presheva në Preshevë fillet e saja i ka nga viti 1947-1948 periudhë kjo kur filloi edukimi i brezave të rinjë dhe arsimimi në drejtimin e ekonomisë.

Pas një perudhe khore u hapën profile të tjera si makineri dhe përpunim i drurit. Tani kjo shkollë i ka 5 profile arsimore me 36 paralele dhe 828 nxënës që vijojnë arsimin në këtë institucion edukativo- arsimorë. Nxënësit e kësaj për të pranishmkt kishin përgatitur edhe një program kulturo- artistik me poezi, këngë, valle dhe skeqe humoristike.

Related Articles

Back to top button