Shqiprim Arifi: PDSH i ka borxh komunës 45.000 euro
Drejtuesit e PDSH-së po e reflektojnë mentalitetin e tyre në përgjithësi. Këta janë persona që në kurriz të popullit me pronat publike dëshirojnë të vazhdojnë të jenë pjesë e pushtetit.
Uzurpimi i zyrës për të rinjë nga PDSH është rast i pa falshëm, ka thënë kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Nga prilli i vitit 2016 zyra për të rinjë është e uzurpuar nga drejtues të PDSH-së të cilët përpos uzurpimit kanë nëncmuar edhe vlerën që kanë treguar të rinjtë preshevarë të cilët gëzojnë autoritet ndërkombëtarë për aktivitetet që kanë zhvilluar në komunën e Preshevës.
I pari i Preshevës ka rikujtuar edhe drejtuesit e PVD-së të cilët kanë uzurpuar zyret e BL plot 20 vite radhazi pa asnjë kompensim. 20 vite qytetari i Preshevës i ka paguar shpenzimet zyrës së PVD-së dhe tri vite të tjera me paranë publike janë paguar shpenzimet e zyrës së uzurpuar nga PDSH. Drejtues të pushtetit lokal i kanë dërguar shkresa zyrtare drejtuesve të këtyre dy subjekteve politike por ende nuk kanë marrë përgjigje nga asnjëra pal bile vlen të theksohet se PDSH as nuk pranon shkresat e pushtetit lokal.
Kryetari Arifi ka konfirmuar se procedura ligjore tani e tutje do të jetë qiraja prej 850 euro pagesë mujore për hapësirat publike që po i shfrytëzon PDSH e cila njëkohësisht do të ketë obligim edhe shlyerjen e borxhit nga viti 2016. PDSH i ka borxh komunës 45.000 euro shumë kjo që vlerësohet 25.000 euro mos pagesë qiraje nga viti 2016 dhe 20.000 euro borxh për inteventarin e bllokuar në zyrën e të rinjëve. Ata duhet ti kthejnë borxhin qytetit dhe qytetarëve ka thënë i pari i Preshevës. Ftojë publikisht Ragmi Mustafën e Shaip Kamberin të reflektojnë në subjektet që ata drejtojnë duke u bindur se ata nuk mund të jenë uzurpatorë të hapësirave publike por shembull i mirë për qytetarët ka thënë kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.
Zyra për të rinjë ditëve në vijim fillon kampanjën sensibilizuese për lirimin e hapësirave nga PDSH.