Sot mesuesi është një “pallaçinkë” e thatë që pak të lakohet, thyhet
Dy fytyra mbahen mend ne menyre me lucide, fytyra e nenes dhe e mesuesit. Ato jane nje univerz i perber nga dy botera: bota e dashurise dhe ngrohtesise dhe bota e drites dhe qartesise.
Dita e mesuesit ma ktheu nostalgjin per mesuesin. Per mesuesin idol, te respektuar, per te cilin nenat i thurnin kenget me te mira derisa femijen e ritnin ne djep, per mesuesin te cilin piktori e paraqiste ne imazhin me te perfeksionar, per mesuesin-sen qe kopshti i dhuronte lulet me te mira.
Ku eshte ky mesues? Ai ka humbur ne sistemin e antivlerave, i margjinalizuar i diskredituar. Rrethanat sociale sot mesuesin e ben nje “pallacinke” te thate qe pak te lakohet thehet.
Idoli i dikurshem sot eshte i haruar, ai eshte prapa perdes te skenes, hije e padukshme. Ne skene kemi “idole” me nje imazh tjeter qe thjesht mund ti quajme “batakci”, hohshtapler.
O mesues-se, mos u be fatkeq se bota te ka haruar,se je i (e) zhvleftesuar, Ti cdo here do te jesh brilantin, misioner me shpirt human, diell qe nuk perendon.