Stacioni policorë në Preshevë organizon nesër dhurimin e gjakut
Stacioni policorë në Preshevë organizon nesër dhurimin e gjakut në kuadër të aksionit vullnetarë tradicional që bëhet për nder të ish kryeshefit të policisë, Avdi Bajrami.
Dhurimi i gjakut bëhet nesër nga ora 10.00 deri në ora 15.00 në lokalet e stacionit të policisë në Preshevë ku prezent do të jenë edhe reparti i transfuzionit nga Nishi sepse gjaku i grumbulluar do të shfrytëzoeht për pacientët e komunës sonë në qendrat spitalore ka thënë kështu në deklaratën për media, komandanti i stacionit policorë, Marian Petroviq njëherit kryetarë i Sindikatës së Pavarur të Policisë për Rrethin e Pçinjës.
Petroviq ka ftuar qytetarët e komunës së Preshevës që të bëhen pjesë e këtijë aksioni human për të dhuruar gjak pa dallime fetare, nacionale dhe gjinore. Ftesën për dhurim gjaku përmes mediave e ka bërë edhe polici, Riad Azizi i cili fton bashkëvendësit që të jenë pjesë e aksionit vullnetmirë. Organizatorët e dhurimit të gjakut kanë ftuar edhe drejtues institucional që tu bashkohen nismave vullnetare sepse në këtë mënyrë shpëtojmë jetra njerëzish u tha ndër të tjera në konferencën për media.
Organizatorët poashtu kanë falemderuar edhe ndërmarrjet private vendëse të cilat do të përkujdesen gjatë ditës së nesërme për vullnetarët e dhurimit të gjakut duke u siguruar ujë dhe lëngje për pije.