Lajme
2500 – 8450 Euro dënim nëse ndizni zjarr në Komunën e Preshevës (Foto)
Ne mbledhjen ku te pranishem kane qene kryetarët e bashkësive lokale dhe shtabi për situata të jashtzakonshme ne Kuvendin Komunal te Komunes se Presheves eshte diskutuar rreth fillimit te fushates kunder zjarrit.
Kryetari komunës kërkoi bashkëpunim në mes bashkësive lokale dhe organeve kompetente në raste fatkeqësie, sidomos rastet e fundit ndezja e zjarreve.
Denimet ne rast se identifikohen zjarreveniet fillojne nga 300.000 dinare deri ne 1 milion dinare ose nga (2500 – 8450 Euro).
Komuna e Presheves per here te pare ka pregatitur planin aksional kunder zjarrit per vitin 2019.
1985 është numri pa pagesë që duhet të thirret për çdo emergjencë, zjarrëvënje apo ndonjë fatkeqësi tjetër.