Lajme

Arbër Pajaziti, Shaip Kamberi: Distancohu nga deklaratat e Arsiqit që kërkon të merren masa sanksionuese për drejtorin e Shtëpisë së Kulturës

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti gjatë ditës së djeshme u proponcua në konferencën për media lidhur me pakënaqësitë për problemet që kohëve të fundit po e karakterizojnë Bujanocin.

APN mbështet fuqishm qëndrimin e drejtorit Ismaili lidhur me ndalimin e filmit me tematikë raciste. Pajaziti në deklaratën publike ka potencuar se Bujanocit nuk i duhen filma që nxisin urrejtje ndëretnike.

Shqetësuese për bujanocasit sipas Pajazitit është heshtja institucionale e pushtetit lokal nga pala shqiptare lidhur me këtë çështje. Edhe më tutje nuk kemi qëndrim zyrtarë nga kryetari i komunës, Shaip Kamberi dhe kryetari i KNSH-së përkundër deklarimeve dhe qëndrimeve të paraqitura në opinion nga subjekte politike pozitë- opozitë që i kanë dal në krah drejtorit të Shtëpisë së Kulturës.

Shaip Kamberi duhet të distancohet nga deklaratat e zëvendësit të tijë, Stojanqe Arsiq i cili kërkon publikisht të merren masa sanksionuese për drejtorin në fjalë. APN në Bujanoc u kanë bërë thirrje publike PVD-së dhe LPD-së që të distancohen nga keq qeverisja me Arsiqin, sepse ky personalitet njihet si personi që organizoi peticionin kundër bashkimit të Luginës me Kosovë dhe afera të tjera nacionaliste kundër shqiptarëve.

Në konferencën për media kryetari i APN-së dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti ka rikujtuar pushtetarët se korrupcioni në institucionet publike në këtë komunë po lulzon. Pajaziti fton elitën e vjetër politike të shkojnë në shtëpi dhe ti shpallin zgjedhjet e parakohshme.

Related Articles

Back to top button