Lajme
Arifi: Këta emra të shquar të muzikës shqipe në Preshevë do të jenë ambasadorët e komunës së Preshevës
Pas themelimit të Teatrit profesional të qytetit në Preshevë, hapi i radhës që pushteti lokal do të përkrah nismat artistike profesionale, është përkrahja e shoqërisë kulturore artistike “Presheva”
Kryetari i komunës së Preshevës ka takuar përfaqësuesit e shoqërisë kulturoro artistike “Prrsheva”, ku artdashësve preshevarë, siç deklaron, do të iu mundësojmë aktivitete të rregullta nga artistët preshevarë.
“Në të ardhem e afërt do të përkrahim shoqërinë kulturore artistike: “Presheva”, ku rreth vetes grumbullon artistët më eminent të komunës sonë. Këta emra të shquar të muzikës shqipe në Preshevë do të jenë ambasadorët e komunës së Preshevës, që do të përfaqësojnë vendin tonë edhe jashtë kufinjve” ka shkruar kryetari Arifi.