Lajme

Arrestohet në Breznicë me 4 kilogram lëndë narkotike

Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të shoqëruar edhe nga pjestarët e organizatës në luftën kundër krimit të organizuar, kanë konfiskuar 4 kg lëndë narkotike të llojit “heroinë” dhe me këtë rast kanë arrestuar personin me iniciale V.H. i lindur në vitin (1961) nga Tërrnovci komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të prodhimit të paligjshëm dhe të pregtimit të lëndëve Narkotike.

“Policia gjatë kontrollit të veturës Gollf 5 i cili ka qenë duke ardhur nga drejtimi i Kosovës në drejtim të Sërbisë në vendbanimin që shtrihet përgjat vijës kufitare në Breznicë, e kanë gjetur heroinën që ka qenë e fshehur në çatinë e automjetit, e paketuar në 16 pako në çorape, ka bërë të ditur MPB.

Të dyshuarit prokurori i ka shqiptuar mbajtje prej 48 orësh pas së cilës ai do ti paraqitet Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, në bzë të kallëzim penal, thuhet në komunikatën e policies.

Related Articles

Back to top button